Alban Ramosaj ishte rivali më i fortë i Ronela Hajatit në festivalin e fundvitit që përcaktoi këngë për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion, juria zgjodhi “Sekretin” e Ronelës.

Menjëherë pasi mbrëmë, Ronela nuk arriti dot të kualifikonte Shqiëprinë në finale, dolën shumë lajme gjasme sikur kishte reaguar Alban Ramosaj dhe kishte thënë që po të merrte pjesë ai, gjërat do kishin qenë ndryshe.

Olti Curri ka publikuar një video ku shfaqet një mesazh i Kryefjala.com drejtuar një llogarie në Instagram që pretendohet se është Alban Ramosaj.

“Ckemi! Më erdhi keq për Ronelën, ajo bëri më të mirën, po ç’të bësh. Kam qenë gjithë natën pa gjumë nga Eurovizioni. Nga ana tjetër po të isha unë në Eurovizion, jo vetëm finalen, por edhe gjysmëfinalen do e kishim kall krejt. Gjithsesi ajo bëri më të mirën,” dëgjohet në mesazhin zanor që pretendohet se është Alban Ramosaj.

Në fakt, zëri i vërtetë është i Elios Shuli, aktor i ri dhe moderator në radio dhe e gjitha kjo ka qenë një shaka e blogerit bashkë me Elios. Kjo gjë nuk është pritur mirë nga Alban Ramosaj, i cili ka thënë se do ta ndjekë këtë gjë në rrugë gjyqësore dhe ka lajmaruar tashmë avokatët e tij.

Çoje në SPAK po deshe! Sh err mes Olti Currit dhe Alban Ramosaj, shaka e blogerit acaron këngëtarin

Kaq ka mjaftuar që Olti t’i kundërpërgjigjet mes Instagramit ku i jep të drejtën ta ndjek edhe me SPAK-un nëse do, thjesht ai si artist nuk e kupton që këto gjëra merren me sportivitet nga gjithë.