Këngëtarja Eni Koçi dhe partneri i saj Genc Prelvukaj janë bashkë prej disa vitesh.
Herë pas here çifti poston foto së bashku, nga përditshëmria e tyre apo edhe pushimet që kalojnë me njëri-tjetrin.
Gjatë ditëve të fundit është aluduar se këngëtarja është në pritje të ëmbël, ndërsa nga ana e dyshes nuk ka pasur asnjë reagim.
Ndërsa ditën e sotme, Eni dhe Genci kanë postuar në llogatitë e tyre Instagram foto të veshur si nuse dhe dhëndër. Krahas fotos këngëtarja shkruan: “Zoti dhe zonja Prelvukaj. Martuar që nga viti 2019”.





