Ditën e sotme gjatë një takimi elektoral në qytetin e Korçës, Sali Berisha doli politikani më i ndershëm i të gjitha kohërave.
Të paktën kështu ia mbushi mendjen një militante e tij demokrate e cila i tha se ai ishte i vetmi që nuk kishte vjedhur asnjë. Gruaja e moshës së mesme u shpreh se koha e tij në pushtet ka qenë më e mira.
Gruaja tha se nga i pari tek i fundit, qeveritarët janë për në burg por jo t’i thonë atij “Non Grata”. “Koha jote doktor ka qenë koha më e shkëlqyer.
Kam qarë kur të ndiqja në Facebook. Koha jote ishte më e lumtur nga të gjitha anët. Po të jesh ti në krye, do jenë këtu shqiptarët.Këta nga 100 dashnore zënë, ti Doktor je i ndershëm dhe qeveria jote ka qenë e ndershme.
Po lënë kockat andej, lekët që kanë bërë andej të vijnë këtu t’i investojnë?Që nga i pari tek i fundit janë për në burg, jo të thonë ty non-grata. Nuk ke vjedhur asnjë, njeriu më i ndershëm”,- i tha ajo ndër të tjera.