Një situatë e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme teksa ish-kryeministri Sali Berisha, ishte në takim me demokratët e Beratit në kuadër të turit elektoral ku kandidon për kryetar të Partisë Demokratike.
Një qytetar mori fjalën gjatë takimit, ku i sugjeroi Berishës se sit ë zgjerojë më shumë Partinë Demokratike dhe më pas nxori një shishe me raki, të cilën e hapi dhe i bëri thirrje mediave se ai nuk është një ‘pijanec’ dhe ngre dolli duke iu drejtuar Beishës e duke i bërë thirrje t’i prijë drejt fitores.
“Kam mendimin tim personal se si Partia Demokratike të bëhet më e madh, populli shqiptar është hashashizuar dhe duhet të zgjohet. PD-ja duhet të bëje një maratonë dhe të mos kujtohen këta të zgjedhurit të vijnë vetëm në momentin që zgjidhen. Unë mendoj që ne duhet të angazhohemi e nuk duhet ta përmendim më Bashën, ai na paralajmëroi por ne nuk e nxorëm jashtë dhe ai na e bëri në mes të shtëpisë.
Ke një amanet nga unë, kur të shkosh në Parlament ti thuash Edi Ramës meqë ka njohuri nga bota e përtejme të bisedojë me stafin atje dhe nëse Edi Rama do të jetë në xhenet, mua të më çojnë në xhehenem jo bashkë me Ramën.( nxjerr shishen e rakisë) Të gjithë televizionet që më denigruan unë nuk jam pijanec”- tha ai.