Lija e majmunëve, IKSHPK del me njoftim zyrtar për qytetarët shqiptarë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka dalë me njoftim për qytetarët e Kosovës, për t’i informuar lidhur me lijën e majmunëve.

 

 

Sipas IKSHPK-së, linja e majmunëve është shfaqur në pyjet tropikale të Afrikës Qëndrore por herë pas here eksportohet në rajone tjera.

 

Simptomat kryesore janë ethet, skuqje, ënjtje të nyjeve limfatike dhe mund të çojë në sërë komplikime mjekësorë.

 

Lija e majmunëve është zakonisht sëmundje me simptoma të kufizuara që zgjasin nga 2 deri në 4 javë. Mund të ndodhin raste të rënda. Kohët e fundit, raporti i fatalitetit të rasteve ka qenë rreth 3-6%.

 

Gjithashtu, sipas IKSHPK-së vlen të theksohet se virusi i lisë transmetohet përmes kontaktit të ngushtë të lëngjeve trupore, pika të frymëmarrjes dhe materiale të kontaminuara si shtrati.

 

 

Vaksinat e përdorura gjatë programit të çrrënjosjes së lisë ofruan gjithashtu mbrojtje kundër lisë së majmunëve. Janë zhvilluar vaksina më të reja nga të cilat njëra është miratuar për parandalimin e lisë së majmunëve.

 

Ky është njoftimi i plotë i IKSHPK-së:

 

Disa informacione për lijën e majmunëve:

 

• Lija e majmunëve shkaktohet nga virusi i lisë së majmunëve, anëtar i gjinisë Orthopoxvirus në familjen Poxviridae.

 

• Lija e majmunëve është sëmundje zoonotike virale që shfaqet kryesisht në zonat tropikale të pyjeve të Afrikës Qendrore dhe Perëndimore dhe herë pas here eksportohet në rajone të tjera.

 

• Lija e majmunëve zakonisht shfaqet klinikisht me ethe, skuqje dhe ënjtje të nyjeve limfatike dhe mund të çojë në sërë komplikimesh mjekësore.

 

• Lija e majmunëve është zakonisht sëmundje me simptoma të kufizuara që zgjasin nga 2 deri në 4 javë. Mund të ndodhin raste të rënda. Kohët e fundit, raporti i fatalitetit të rasteve ka qenë rreth 3-6%.

 

• Lija e majmunit transmetohet te njerëzit nëpërmjet kontaktit të ngushtë me person ose kafshë të infektuar, ose me material të kontaminuar me virusin.

 

• Virusi i lisë së majmunit transmetohet nga një person te tjetri nëpërmjet kontaktit të ngushtë me lezione, lëngje trupore, pika të frymëmarrjes dhe materiale të kontaminuara si shtrati.

 

• Paraqitja klinike e lisë së majmunëve i ngjan asaj të lisë, një infeksion i lidhur me ortopoksvirusin i cili u shpall i çrrënjosur në mbarë botën në vitin 1980.

 

Lija e majmunëve është më pak ngjitëse se lija dhe shkakton sëmundje më pak të rënda.

 

• Vaksinat e përdorura gjatë programit të çrrënjosjes së lisë ofruan gjithashtu mbrojtje kundër lisë së majmunëve. Janë zhvilluar vaksina më të reja nga të cilat njëra është miratuar për parandalimin e lisë së majmunëve.

 

• Një agjent antiviral i zhvilluar për trajtimin e lisë është licencuar gjithashtu për trajtimin e lisë së majmunëve.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME