Sot zgjedhjet për kryetarin e ri të PD, qytetari demokrat nuk voton asnjërin dhe shkruan fjalët e arta

Një demokrat ka bojkotuar zgjedhjet për kreun e Partisë Demokrate, të cilat po mbahen ditën e sotme në 108 qendra votimi në të gjithë vendin.

Mbi dy kandidaturat në fletën e votimit, ku është emri i Sali Berishës dhe Ibsen Elezit, votuesi, ka vendosur një shenjë “X”, duke e bërë të pavlefshme fletën e votimit. Mbi të ai ka shkruar “La-Ilahe-Il-Allah”, që do të thotë “Nuk ka zot tjetër përveç Allahut”.

Sot zgjedhjet për kryetarin e ri të PD, qytetari demokrat nuk voton asnjërin dhe shkruan fjalët e artaNderkohe, kryetarja e Komisionit të organizimeve dhe operacioneve elektorale, Albana Vokshi në një deklaratë për media ka folur për procesin e zgjedhjeve për kryetarin e PD, ku në garë është Sali Berisha dhe Ibsen Elezi.

Vokshi është shprehur se deri në orën 11:15 kanë votuar 14012 anëtarë të PD, teksa tha se procesi vijon normalisht dhe se interesi i demokratëve është i lartë.“Sic edhe ju kemi informuar janë hapur në orën 8: 00, 108 qendra, procesi është hapur dhe po vijon normalisht.

Një interes shumë i madh i demokratëve. Kemi më shumë qendra sesa herën e kaluar dhe kjo e ka bërë më të menaxheshëm, pavarësisht se interesi është i lartë”, thote Vokshi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME