Ngjela “lë” Bora Zemanin tani i thotë fjalë të ëmbla një tjetër bukurosheje: Edhe korçare, edhe e bukur

Avokati Spartak Ngjela ka tërhequr sërish vëmndje me vlerësimin e tij për një tjetër femër të bukur shqiptare, bëhet fjalë për shkrimtaren e re Arsinoi Zengo. Ngjela shprehet se ajo është inteligjente, e bukur dhe me talent.

 

Ndërkohë që para pak ditësh bëri bujë me një koment për moderatoren Bora Zemani, të cilën e ngrinte në piedestalin më të bukur të femrave shqiptare.

 

Për shkrimtaren Arsinoi, avokati shkruan “Befas më ra për ta lexuar një shkrim me vlerë artistike i shkrimtares Arsinoi Zengo Kallço. Janë disa e disa ata që ma kërkuan që ta postoj në vendin e statusit tim. Shkrimi i zonjës Zengo gjendet i plotë në faqen e saj, kurse kritika ime është si më poshtë:

 

Çdo shkrim që të krijon kënaqësi artistike si estetikë e të bukurës, të shtyn për të shkruar rreth tij, me kënaqësinë e krijimit tënd si kritikë. Dhe, prandaj po shkruaj se: Më pëlqeu shumë shkrimi me patos artistik i shkrimtares se re Arsinoi Zengo.

 

Shiu është natyrë e thellë femërore në letërsi. Dhe autorja, këtu, e ka këtë intuitë që i zhvillon brenda vetes nevojën për meditim dhe fantazi.

 

Kjo shkrimtare është një grua e bukur me fantazi, dhe fantazia e hedh në krahët e letërsisë. Se ka shkruar një skicë letrare të bukur me historinë e familjes së saj, dhe ka kaluar: nga shiu te piktura dhe nga piktura te ndjenjat e historisë familjare. Pse?

 

Sepse e kërkon lansimin e portretit të saj si histori të spikatur të familjes së vet, për të ardhur te kërkesa e saj krijuese për t’u njohur në shoqërinë korçare, por dhe më tej.

 

Dhe është e bukur. Dhe ka një emër mitologjik shumë të bukur. Dhe ka talent për të shkruar. Dhe autorja është nga Dardha, dhe i ka dhënë edhe fshatit Dardhë vendin e tij brenda vetes, se e di që Dardha është një fshat historik i bukurisë shqiptare dhe historisë së Shqipërisë.

 

Dhe kjo e zmadhoin së brendshmi autoren. Dhe ajo vijon me shiun në shkrim, se i duhet magjia e meditimit femëror, dhe mediton poetikisht; dhe përmend edhe poetin e madh të Shqipërisë Drotero Agollin, për dardharen e bukur, kur ky ka thënë “Sorkadhja Dardhare”.

 

Dhe këtu kuptohet që Arsinoi poete këtë e ka për veten. Kështu vijon, dhe ajo përkëdhel veten me poezinë e Driteto Agollot. Dhe shkrimi vijon për historinë e saj të formimit… dhe shiu i jep motivin e brendshëm për të thënë: unë krijoj se jam e bukur si bukuria e Dardhës, dhe kam dashuri të madhe brenda vetes sime.

 

Por kjo kuptohet edhe nga shkrimi i saj që është i një natyre të veçantë, që kalon, nga e përgjithshmja si letërsi, tek e veçanta si dashuri e saj, që ajo e rrëfen me bukurinë letrare të një letërsie të veçantë.

 

Bukuria femërore dhe talenti, të bashkuara te një grua, krijojnë gjithmonë një letërsi meditative të veçantë. Kjo është poetika e këtij shkrimi të bukur… Kjo është shkrimtarja Arsinoi Zengo

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME