1 rrugë e 2 punë…/ Tifozi ka ardhur në Shqipëri jo vetëm për të parë ndeshje por edhe për të gjetur grua

Sonte në orën 21:00 në stadiumin ‘Air Albania’ në Tiranë do të mbahet finalja e Conference League midis dy skuadrave, Roma dhe Feyenoord.

Gjatë ditës së djeshme Tirana u mbush në çdo cep nga tifozët e Romës dhe Feyenoord dhe ashtu vazhdon të jetë edhe sot.Ndërkohë edhe sot tifozët me kombësi italiane kanë zbarkuar në Portin e Durrësit për të parë ndeshjen historike Roma- Feyenoord në stadiumin ‘Air Albania’.

Në një intervistë për mediat, njëri nga tifozët u shpreh entuziast për ardhjen e tij në Tiranë, ndërsa kur u pyet nëse do të qëndrojë në Tiranë nëse gjen një vajzë të mirë ai nuk refuzoi duke e konsideruar si një mundësi të mirë.“Unë jam shumë mirë dhe mendoj se do të fitojmë, është hera e parë që vijmë në Shqipëri, kemi ardhur me një grup shoqërorë.

Jam gati për parti se do të fitojmë ndeshje, 3 ditë party. Ne do të fitojmë, jam i sigurt. Nëse do të gjeja një vajzë të mirë, do të rrija në Shqipëri, pse jo”-tregojnë tifozët.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME