Drejtori i Spitalit jep dorëheqje, dhe arsyeja është për t’u …

Onkologu Ardian Millaku ka pak muaj që e ka marrë detyrën e udhëheqjes së Klinikës së Onkologjisë në QKUK në Prushtinë.

 

Por disa muaj pasi e ka marrë detyrën e drejtorit të kësaj Klinike, Millaku ka dhënë dorëheqje.Në arsyetimin e tij dërguar drejtorit të SHSKUK-së, Millaku ka thënë se në pozitën e drejtorit bënte punë administrative e joprofesionale.“Për arsye personale, e kam parë që më shumë mund të kontribuoj si profesionist shëndetësor sesa si menaxher.

 

E pashë që më shumë merresha me punë administrative se sa profesionale.Nuk kam pasë ndonjë presion a diçka, vetëm arsye personale”, ka thënë Millaku për Nacionalen. E kërkesa e tij ende nuk është miratuar nga ana e menaxhmentit të ShSKUK-së.

 

Më 28 prill, Millaku bashkë me disa drejtorë tjerë të rinj, kishin nënshkruar kontratën e punës për pozitat menaxheriale në QKUK.Vendimi i doktorit është përshëndetur nga të gjithë në rrjetet sociale dhe është një shembull për t’u ndjekur jo vetëm në Shqipëri, po kudo në trojet shqiptare.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...