Shëtitorja “Kolë Idromeno” në Shkodër është kthyer paraditen e kësaj të hëne në një vend të rrezikshëm si për këmbësorët ashtu edhe për biçiklistët.
Disa prej tyre kanë rrëshqitur si pasojë e pranisë së ujit që krijon një terren të rrëshqitshëm kur bashkohet me pluhurin e luleve të blirit.Kjo situatë është krijuar pas ujitjes së luleve përreth këtyre pemëve. Më e lënduar nga ky fenomen rezultoi një grua e cila është transportuar menjëherë në spitalin rajonal të Shkodrës.
Pas këtyre incidenteve kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të larë të gjithë pedonalen duke e pastruar nga ky efekt rrëshqitës që rezulton shumë i rrezikshëm për përdoruesit e kësaj shëtitoreje si për këmbësorët ashtu edhe për ata që janë me bicikletë.
E njëjta gjë pak a shumë ndodh edhe në shëtitoren e qytetit të Durrësit, pllakat e vëna nga bashkia janë shumë të rrëshqitshme sidomos në ditët me shi dhe duhet të kesh mendjen.Mesa duket cilësia e punimeve që bëhen në qytetet tona lë për të dëshiruar dhe pse qytetarët i paguajnë këto pedonale, sheshe a rrugë sa qimet e kokës.



