Personazhi i njohur i rrjeteve sociale, Ardi Daullxhiu, i njohur ndryshe si i mjeri më i famshëm në Shqipëri, ka ndërruar jetë paraditen e sotme në spitalin e Durrësit.
Abcneës.al mëson se ai ndërroi jetë pas një arresti kardiak. Mësohet se fillimisht ai kishte ndjerë dhimbje në gjoks teksa ishte duke shitur fara në tregun e Durrësit.
Menjëherë ka marrë biçikletën për të shkuar në Urgjencën e Spitalit të qytetit, por është rrëzuar pa ndjenja në tokë në momentin që ka hyrë brenda rrethimit të spitalit.Ai nxitoi me biçikletë për në spital, pasi nuk po ndihej mirë. Ardi, mbylli sytë pranë derës së spitalit dhe mjekët nuk arritën t’i shpëtojnë dot jetën.Së fundmi një qytetar ka dërguar një foto te JOQ Albania, të cilën e ka shkrepur mëngjesin e sotëm.
Shihet që Ardi është duke ecur me biçikletë, por nuk dihet nëse është momenti kur po nxitonte drejt spitalit.Kjo ishte xhiroja e fundit e Ardit, i cili e kaloi jetën mes lutjeve që shqiptarët ta ndihmonin dhe mes paragjykimeve për gjendjen e tij.




