Një person është filmuar teksa del nga një vatër e sapondezur zjarri në ishullin e Sazanit.
Në një njoftim të shpërndarë për mediat Ministria e Mbrojtjes bëri me dije se ai ishte autor i dyshuar i njërës prej zjarrvënieve në ishullin e Sazanit.Po ashtu thuhej se video dyshohet të jetë bërë nga punonjës të operacioneve të fikjes së zjarreve të cilët kishin zbuluar piromanin e ishullit të Sazanit.
Ndërkohë sipas Shqiptares.com personi që shfaqet në video është zjarrfikës. Ndër të tjera Ministria bëri me dije se policia ka nisur punën për kapjen e autorit apo autorëve të kësaj zjarrvënnie që mori përmasa të mëdha.
Nderkohe, Greqia i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Shqipërisë për t’i ardhur në ndihmë vendit tonë me një avion për shuarjen e zjarreve.Ministria e Mbrojtjes deklaron se avioni do të përdoret menjëherë nëse shihet e nevojshme, për shuarjen e zjarrit në ishullin e Sazanit.
Avioni i llojit Canadair CL 415 është vënë në dispozicion si mbështetje e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Europian, Emergency Response Coordination Centre (ERCC), pas kërkesës së bërë nga Agjencia Kombtae e Mbrojtjes Civile.



