Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme dhe njëherazi ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha, është arrestuar ditën e sotme nga Policia në Prizren.
Bëhet me dije se Berisha u arrestua rreth orës 15:00 me akuzën se ka penguar zyrtarët policorë në kryerjen e detyrës zyrtare, në Prizren.
Sipas burimeve në Prokurori, ish-ministri tashmë ndodhet në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren, ku do të merret në pyetje nga hetuesit rajonalë.