Duke nisur nga sot pasdite, shqiptarët do e blejnë litrin e naftës me çmim të ri.

Si asnjëherë tjetër, çmimi i saj ka pësuar rritje rekord duke u fiksuar si historik.

Bordi i Transparencës do t’ua japë shqiptarëve naftën me 258 lekë për litër, ndërsa benzinën me 243 lekë për litër.

VENDIMI

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 258 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 246 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 243 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 231 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 86 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 74 lekë/litër për automjetet.