Momenti i sikletshëm/ Edi Rama pengohet tek shkallët pasi mbyll fjalën dhe në moment ….(Video)

Kryeministri Edi Rama ka pasur një moment të sikletshëm në samitin e Ballkanit të Hapur që po mbahet në Ohër.

Pasi mbylli fjalën e tij në konferencë, kreu i qeverisë për pak u rrëzua tek shkallët e podiumit.

“Ballkani nuk vdes, por ky i hapuri aq më pak vdes. Sido të rrotullohet bota Ballkani këtu do të jetë, kam dhe një lajm për ju Serbia, Maqedonia e Veriut jo e jo, as Bosnja do vazhdojë të rrijë këtu në Ballkan të ziejë nga brenda, po aty është.

Ne shqiptarët po, s’kemi ku shkojmë këtu jemi. Bashkimi Europian me të parë e me të bërë, por ne jemi këtu në mes të Evropës dhe ne BE na bëjnë ata, por E-në, europian e kemi vetë. Shumë faleminderit”, thotë Rama dhe largohet nga foltorja për tu ulur në vendin e tij.

Por në një moment, kryeministrit ngatërrohet tek shkallët dhe për pak bie. Megjithatë, ai e ka marrë me sportivitet dhe nis të qeshë para kamerave.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME