Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Malësi të Madhe.

Një person ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga një rrufe.

Më konkretisht rrufeja ka shkaktuar zjarr në shtëpinë e komshiut të të ndjerit ku ai po qëndronte.

Viktima është shtetasi Arben Ivanaj, 50 vjeç, cili si pasojë e plagëve të marra nga zjarri ka ndërruar jetë ne spital.

Konkretisht ngjarja ka ndodhur në fshatin Dedaj, Njësisë Administrative Shkrel.

Që nga dita e djeshme e deri sot moti i keq në vend ka sjellë shumë shkarkesa elektrike në vend.