Ditën e djeshme u mbajt parada e LGBTQI+ në kryeqytetin e shqiptarëve të Kosovës, Prishtinë.
Ajo që ra në sy në mes të marshuesve, ishte një grua myslimane e mbuluar me shami. Zonja është filmuar duke kërcyer me flamurin e ylbertë së bashku me mbështetësit e komunitetit.
Prirjet seksuale të komunitetit bien në kundërshtim me parimet Islame dhe kjo ishte arsyeja se pse disa foto të shkrepura nga parada të zonjës bënë bujë në rrjet.
Gazetarët e pranishëm në marshim kanë deklaruar se zonja e mbuluar me shami u kishte thënë se kishte dalë rastësisht për të pyetur ç’po ndodh.
Ndër të tjera ajo ka rrëfyer se nuk do të dilte po të ishte e informuar se po mbahej parada dhe se pjesëmarrësit e paradës, anëtarë të LGBTQI+ kanë përfituar nga rasti për ta fotografuar në mënyrë që të jepej përshtypja sikur ajo ishte bërë pjesë e manifestimit.