Këngëtarja e njohur shqiptare, Elisabeta Marku rrëfen se u rrit në një familje të madhe dhe u dashurua me këngën që në fëmijëri. Ajo u rrit me tingujt e çiftelisë, instrumentit të dashur të malësorëve. Ishte gjyshi dhe i ati që i’a kultivuan muzikën këngëtares.
Në një moshë të re ajo u shkëput nga pasioni për të ndjekur ëndrrën e nënës së saj e cila donte ta shihte të bijën mjeke. Elizabeta përfundoi Universitetin e Mjekësisë, e ushtroi profesionin për disa vjet. Por duket se kujtimet e fëmijërisë do ta ktheheni atë sërish drejt pasionit të vjetër.
Tashmë prej dy dekadash ajo i është përkushtuar tërësisht muzikës. E ftuar në emisionin “Jeto me orën” Elisabeta Marku rrëfeu më tepër për karrierën e saj ndër vite.
E ndërsa kthejmë vëmendjen nga fëmijëria Elisabeta shprehet se ka dashur të bëhet këngëtare që në moshë fare të vogël pasi është rritur mes këngës. Edhe pse nëna e saj ka dashur që këngëtarja të bëhej një mjeke ajo sot është mbështetja e saj më e madhe në karrierën e Markut drejt muzikës.
Një ndër këngët që i kërkohet më së shumti nëpër dasma janë “Kënga e Gurbetit”, “Një letër”, “Asnjëherë su bëre dhëndër” etj.Elizabeta Marku: Fëmijëria ime ka qenë shumë e bukur e rrethuar me ëndrra dhe plot me dashuri, në një familje modeste, mund të them që jam rritur shumë e lumtur.
Si të gjithë artistët edhe Elisabeta e ka ndjerë vështirësinë e periudhës së pandemisë. Së fundmi këngëtarja ka sjellë për publikun projektin e saj më të ri me titull “Malësore Qejflie”. Duket se ky projekt është pritur mjaft mirë nga publiku, madje edhe në rrjetin social Tik-Tok duke u përdorur edhe si musical prej përdoruesve të shumtë.



