Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Shkodër.

Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja raportohet se është qëlluar me armë një i moshuar.

Ai është L.Q. 75 vjeç. I moshuari është qëlluar me shotgan.

Shkaqet, rrethanat dhe dinamika janë të paqarta. FNSH dhe policia lokale ka shkuar në vendngjarje dhe ka ngritur pika kontrolli.

Burime nga Policia e Shkodrës sqarojnë se në sallën operative telefonoi një person duke thënë “Më kanë vrarë babain”.