Një alarm për bombë është dhënë në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.
Policia ende nuk ka dhënë një informacion zyrtar në lidhje me këtë alarm, ndërkohë që grupi i specializuar ka shkuar në ambjentet e aeroportit për të kryer kontrollet e nevojshme.
Kjo është hera e disatë që në Kosovë jepen alarme apo dërgohen kërcënime për bombë në disa nga institucionet kryesore të vendit. I pari u mor më 24 maj me anë të një emaili drejtuar rektoratit të Universitetit të Prishtinës i cili më pas rezultoi të ishte i rremë.
Ndërkohë në disa shkolla në veri të Kosovës është ndërprerë procesi mësimor disa herë për shkak të mesazheve anonime kërcënuese sipas të cilave në këto shkolla ishin vendosur bomba.