Çfarë ndodhi? Arrestohet sërish burri i ish-ministres shqiptare

Kryetari i PSD-së është arrestuar nga Policia e Kosovës. Molliqaj është arrestuar në afërsi të zyrës së PSD-së.

 

Arrestimi i tij vjen pas paralajmërimit për urdhërarrest ndaj tij përgjatë ditës së djeshme. Megjithatë, përkundër kësaj, kryetari i PSD-së ka qenë prezent në protestën e veteranëve për përfshirjen në pagë minimale.

 

Molliqaj nga kjo protestë deklaroi se shpreson në fitore të veteranëve.

 

“Protesta e veteranëve është reagim për padrejtësinë që po u bëhet veteranëve nga Kuvendi dhe Qeveria. Është e pa drejtë që po i maltretojnë, po i stigmatizojnë dhe po i luftojnë. Protesta po është çdo ditë e më e fuqishme besoj në fitoren e veteranëve besoj në fitoren e veteranëve sepse është e drejtë e tyre”, tha Molliqaj.

 

Gjykata Themelore në Prishtinë dje lëshoi urdhërarrest për rastin e sulmit fizik ndaj deputetit të LVV-së, Haki Abazit.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME