Detektivja që zbulon tradhtin e çifteve, tregon çfarë bëjnë vajzat dhe djemtë adoleshentë në Shqipëri

Prindërit po tregohen më të vëmendshëm për sa i përket sjelljeve të fëmijëve adoleshentë. Tre vitet e fundit është shtuar kërkesa e tyre për një detektiv privat për të kuptuar problemet me të cilët përballen fëmijët e tyre.

 

Shkënda Lili tregon për ABC të se cilat janë kërkesat më të shpeshta të prindërve kur paraqiten në zyrën e saj. “Nëse prindi vjen tek unë, kërkon ndihmë dhe më tregon që fëmija e tij X periudhë ka këtë sjellje, dhe nga kjo periudhë e më tej ka sjellje tjetër, absolutisht që ka rezultuar e vërtetë shqetësimi. Është edhe mosha adoleshente, qoftë edhe shoqëria.

 

Duke u përballur me shoqërinë, duke pasur edhe shoqëri të keqe, shohin njëri tjetrin dhe veprojnë. Në të gjitha rastet kur ne investigojmë fëmijët, na rezulton gjithmonë që diçka kanë me ndryshimin e tyre. Ne nuk është se parandalojmë apo mund ti ndryshojmë. Ne vëmë në dijeni prindërit që fëmija ka X problem.”

 

Por cilat janë problemet më të shpeshta që ajo zbulon në investigimet e saj? “Pirja e cigares dhe shoqëria e keqe. Te vajzat e moshës 16-17 vjeç më rezulton që shoqërohen me më të mëdhenj se vetja. Është një moment që u pëlqen vetja dhe duan të shoqërohen me djem shumë më të mëdhenj se vetja, por edhe me vajza.

 

Ndërsa tek djemtë më rezulton pirja e cigares dhe e hashashit. Investigimet e mia kanë arritur të tregojnë se vajzat adoleshente i pëlqen shumë të shoqërohen me djem më të mëdhenj se vetja. Në disa raste me diferencë të madhe dhe ky është problem.”

 

Për të zbuluar problemet e adoleshentëve, një detektivi i mjafton vetëm 1 javë kohë. Shpesh pas investigimit, ata mund ti sugjerojnë prindërve edhe specialistë të ndryshëm në bazë të shqetësimeve që kanë adoleshentët.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME