Flakët e zjarrit kanë përfshirë këtë pasdite zonën e Malikolajt në Velipojë në një sipërfaqe të konsiderueshme të pyllëzuar.

Për shkak të terrenit të vështirë malor është e pamundur ndërhyrja e zjarrfikësve.

Në zonë po ndërhyjnë punonjësit e zonave të mbrojtura për të vënë nën kontroll vatrat e zjarrit në bashkëpunim me emergjencat civile në prefekturën e Shkodrës.