Sali Berisha është shpallur zyrtarisht “Non Grata” edhe nga Britania e Madhe. Ky është vendi i dytë pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës që shpall të padëshirueshëm Sali Berishën.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Sali Berisha në konferencën për shtyp. Ndërkohë Mbretëria e Bashkuar e ka shpallur “Non Grata” ish kryeministrin pasi akuzohet për lidhje me grupe të kr mit të organizuar dhe kriminelë, për të cilët thuhet se kanë paraqitur një rrezik për sigurinë publike në Shqipëri dhe në MB.
Pas shpalljes non grata Edhe nga Britania e Madhe komentuesit kanë vërshuar me komente dhe për Berishën, teksa e ndiqnin live në Facebook.
Pikant është njëri prej tyre i cili i thotë: “Mos ta nin fare o gjigant, ka kamion e gomone, shkojmë bashkë në Londër”.
Në momentin që Edi Rama mbaroi fjalën me akuzat kundër Sali Berishës se tani do ta shpallë “non grata” edhe Britania, Lindita Nikolla nuk i dha fjalën për replikë ish-kryeministrit.
Dy herë e tha me nënkuptim, por herën e tretë Edi Rama e deklaroi troç në seancën e fundit parlamentare, “Sali Berisha nuk shkon dot në Britani”.