Një aksident tragjik është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Itali.

Mësohet se katër të rinj të moshës 18 dhe 19 vjeç, kanë humbur jetën në një aksident automobilistik.

Sipas mediave italiane një mjet ku po udhëtonin 4 të rinjtë nga Cordignano me Godega, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë.

Të rinjtë Daniele De Re, Daniele Ortolan, Marco Da Re mes tyre dhe një shqiptarë i identifikuar si Xhuliano Këlliçi kanë humbur jetën në mënyrë tragjike.

Banorët e zonës ku ndodhi ngjarja kanë njoftuar policinë dhe ambulancën.

Këto të fundit kanë shkuar në vendin e ngjarjes, po përplasja ka qenë fatale sa i ka marrë jetën 4 të rinjve.