Aida Shtino: Ende më pyesin për fatin e Bleona Matës

Besojm se shumë prej jush e mbani mend emisionin “Njerëz të humbur”, i cili drejtohej nga moderatorja Aida Shtino.

 

Ajo pa bëbrë një punë shumë vjecare dhe ka arritur që të nxjerrë në dritë shumë histori.Ky program ka ndihmuar shumë familje të cilat kishin humbur të afërmit e tyre, por një ndër rastet më të bujshme që ngjall kuriozitet edhe sot pas kaq shumë vitesh është rasti i vogëlushes Bleona Mata.Sa për rikujtesë Bleona ishte rreth 7 vjece kur u rrëmbye teksa ishte në mal së bashku me 5 bashkëfshatare të tjera, të cilat kishin dalë atje për të ruajtur bagëtinë.

 

Atë ditë vajzat kishin marrë edhe Bleonën e vogël me vete, e cila atë ditë u rrëmbye dhe nuk u kthye më. Akoma sot ajo nuk dihet se ku është edhe pse ka zëra që thonë se gjithmonë është ditur se ku është vajza, por asjëherë dicka zyrtare.Pas shumë vitesh Aida Shtino ka dhënë sërish një intervistë, ku oadyshim nuk und të mungonte pyetja për këtë rast.

 

Moderatorja e Fax News, Aida Shtino ka ‘rrëfyer’ jetën e saj profesionale në një intervistë për emisionin “Ka Motorr” me Ana Haxhimalin.Moderatorja tregoi se ishte ftesa e Preisdentit te Fax News, Kasem Hysenbelliu që e bindi t’i bashkohet Fax News në një emision ndryshe nga ai që kishte drejtuar prej disa vitesh, Njerëz të Humbur.Aida Shtino tha se kjo ishte një sfidë e rë për të, por ajo nga natyra është njeri kokëfortë që i shkon gjërave deri në fund .

 

Duke folur për “Njerëz të Humbur”, Shtino u shpreh se edhe sot njerëzit e pyesin se çfarë u bë me vogëlushen Bleona Mata apo të tjerë persona të humbur.“Pata një ftesë nga Presidenti i ndjerë Kasem Hysenbelliu. Ishte një periudhë pushimi, dhe hapi tjetër që do bëja ishte një emision që nuk do kërkoja njerëz të humbur por identitetin tonë të humbur. Unë kuptova nga dita në ditë se ne nuk njohim historinë tona.Në fillim ka pasur mosbesim se isha gazetare femër, investigative.

 

Nga natyra jam pak kokëfortë dhe i çoj gjërat deri në fund, edhe sikur të gjithë ti kisha kundër. Sigurisht kisha një staf të përkushtuar. Kur gjetëm personin e parë aty morëm forca dhe vazhduam udhëtimin prej shumë vitesh.Ka lënë mbresa te mua dhe më ka ndryshuar jetën, nga historitë që dëgjoja çdo ditë dhe nga kërkimet që bëja, me thënë të drejtën jam bërë njeri më i mirë. Ne shpeshherë shqetësohemi për gjëra që nuk janë shumë të rëndësishme dhe kur vjen momenti që një një nënë kërkon fëmijën që nuk e ka parë prej vitesh.

 

Tani që e mendoj them si e kam përballuar. Mundohesha mos ti marr shumë emocionalisht gjërat. Ne punonim deri në 12 të natës. Në ekran dilnim vetëm ditën e premte . Historitë ishin shumë të ndërlikuar. Ka qenë vështire sepse ka pasur raste që kemi qëndruar 6 orë live, dhe regjizori më thoshte Aida mbylle se shkoi vonë.

 

Kur vija në shtëpi aty më rrinte mendja. Është e pashmangshme që të shkëputesha nga Njerëz të Humbur. Dhe kur dilja me familjen time të gjithë më pyesnin çfarë u bë për Bleonën. Jo vetëm Bleona, unë kam kërkuar shumë fëmijë të humbur në emision.”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME