Biznesmeni i njohur, ka një dëshirë për ditëlindjen: U bëfsha kryeministër…

Biznesmeni Gjergj Luca feston sot ditëlindjen e 48-të, duke i vendosur dhe vetes një qëllim të ri. Në të gjithë urimet që ka marrë, më së shumti i ka pëlqyer ai ku i urojnë që të bëhet kryeministër.

 

Ai ndodhet në Beograd ku nesër do të mbahet një takim i “Ballkanit të Hapur” dhe veç liderëve të vendeve pjesëmarrëse, të pranishëm do jenë dhe biznesmenët me produktet e tyre.

 

Ndërsa për t’u kujtuar të gjithëve rastin, në rrjetet e tij sociale, ka publikuar videon që ia kanë dërguar nga Shqipëria.

 

“Me thonë të drejtën 48 pranverat më kapën këtë radhë në Beograd dhe më kanë ardhur një tufë me urime prej Shqipërisë. Unë do ju postoj një urim që është më i bukuri, më shpirtnori se është në vend të hudhrës. Ja kam zili vetit sa i mirë jam.

 

Urimi- Përshëndetje! U boftë Luca 100 vjeç dhe u boftë kryeministër”, shprehet Gjergj Luca. Në Beograd do të priten edhe ekspozues nga Kroacia, Mali i Zi, Franca, Kili, Argjentina, Italia, Bosnja e Hercegovina, veç atyre nga Shqipëria, vetë Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

 

Por mesa duket Luca, nuk do të më që të renditet në radhët e biznesmenëve, pasi ka nisur që të ketë asirata politike. E jo të thjeshta, por synon edhe postin e kryeministrit, edhe pse është e paqartë nëse do tëe aktivizohet në politikë tani apo pas largimit të mikut të tij të ngushtë Edi Rama.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME