Sonila Meço “turpëron” live deputetin e PD: Dje nuk erdhe në emision, sot ishe vonë, kështu do bëni opozitë ju?

Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka, shprehet se Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha nuk ka në agjendë protestën e njoftuar sot nga kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në inceneratorin e Tiranës javën e ardhshme.

Teksa deputeti që bën pjesë në fraksionin e drejtuar nga Sali Berisha fliste për aksionin opozitar këtë vjeshtë, ai u ndërpre moderatorja e emisionit Sonila Meço.

Kjo e fundit ironizoi dhe nismën e PD për aksionin opozitar që është thënë se do të nisë në shtator me qëllim rrëzimin e Ramës.

Ndërkohë, që pritej një aksion i fortë politik në shtator, Meço i kujtoi Nokës se në fakt “opozitës së re” i mungonte vrulli dhe për këtë ajo mori shembull vonesën e numrit dy të PD në emisionin e saj “Task Force”.

“Dje nuk me erdhe fare në emision, sot më erdhe në emision me pesë minuta me vonesë. Kjo është opozita që do të kemi në shtator?”, – i tha moderatorja Flamur Nokës, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë së Demokratike, e drejtuar nga Sali Berisha.

Sipas Nokes, ‘axhenda e opozitës është duke u përpiluar mes aleatëve, ‘Fronti për Shpëtimin e Shqipërisë’ dhe do të ketë një aksion në bazë, terren, i cili do të bashkërendohet me protestat deri në finalizim të këtij aksioni.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME