Sipërmarrësi shqiptar ndërmerr nismën e veçantë, jep 1 mijë euro për punonjësit nëse lindin fëmijë! 2 mijë euro nëse janë binjakë

Sipërmarrësi nga Kosova, Burim Piraj ka marrë një iniciativë të veçantë për të ndihmuar në shtimin e popullatës. Sipërmarrësi ka premtuar se çdo punonjës i tij do të marrin 1 mijë euro nëse bëhen prindër.

Në një intervistë për “Abc-ja e mëngjesit”, ai shpjegoi arsyen e këtij vendimi. “Derisa në vendet e tjera ka shumë masa të ndryshme që marrin qeveritë për të mos lënë lindshmëria.

Këtu është vend rural dhe ka emigrim të popullatës. Ka pasur bisedime se disa shkolla do të mbyllen për shkak të mungesës së nxënësve. Nuk duhet të presim nga qeveria dhe të japim kontributin tonë.

Kam vendosur që t’i stimuloj punëtorët në kompaninë tonë, që ata që do të lindin fëmijë, do t’i ndihmojmë aq sa mundemi.

1 mijë euro për fëmijën që do të lindë, kështu do të ndikojmë sado pak në shtimin e popullatës.“, theksoi mes të tjerash sipërmarrësi nga Kosova.

Urojmë që shembullin e këtij sipërmarrësi ta ndjekin edhe kolegë të tjerë të tij si në Shqipëri dhe në Kosovë, pasi është një nismë shumë e mirë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME