‘O rrush’ historiani ‘shpërthen’ në fyerje LIVE ndaj Zhaklin Lekatarit: T’i numëroj dashnorët! Moderatorja e largon nga emisioni

Puntata e emisionit ‘Ftesë në 5’ ka nisur ndryshe për moderatoren Bieta Sulo. Në panelin e të ftuarve bashkëshorti i avokates, historiani Olsi Jazexhi ka shpërthyer në fyerje gjatë emisionit ndaj gazetares Zhaklin Lekatari. Blogerja Zhaklin Lekatari, gjithashtu e ftuar në emision, pati një debat të ashpër me Jazexhin, i cili kaloi në ofendime personale.

 

Historiani ka ofenduar gazetaren disa herë, duke e kaluar krejtësisht nivelin e debatit dhe duke përdorur terma seksistë, ofendues me një mënyrë ironike të të folurit. Gjithashtu ai ka përdorur terma si “o rrushi” apo “zemra” si dhe ka aluduar për jetën personale të gazetares duke thënë se “fiton para me blogje seksi” madje ka ndërhyrë edhe në jetën personale duke i thënë “t’i numëroj dashnorët që ke pasur.”

 

Kështu Bieta ka ndërhyrë duke e larguar Olsin nga programi, duke mbyllur lidhjen me të.

 

Më pas moderatorja reagoi lidhur me ngjarjen përmes një postimi në Instagram, në të cilin shprehet se ishte e detyruar për zgjedhjen që bëri, nisur nga fakti që e konsideron të patolerushme përdorimin e fyerjeve personale, goditjeve nën brez dhe lincim publik të personazheve që fton në emision, teksa dënon edhe fjalët e Jazexhi, duke i konsideruar ato edhe si “polici morale”.

 

“Sot nuk ishte një emision i zakonshëm. Një të ftuari kërkova t’i fikej mikrofoni, derisa vendosa edhe ta largoj nga emisioni. Është jo thjesht e turpshme, por tërësisht e patolerueshme që goditje nën brez: fyerje personale, futje nën çarçafin e krevatit të çdonjërit, lincim publik dhe përdhosje e figurës publike të lejohen.

 

Sikundër edhe e shpreha dhe reagova ashpër përgjatë emisionit deri në largim të të ftuarit, dënoj çdo fyerje dhe nuk mund të pranoj që pikërisht në ‘Ftesë në 5”, emisionin që ka shtyllë të vetën “mbrojtjen dhe lartësimin e dinjitetit të gruas”, të denigrohet kush mendon ndryshe. As në ‘Ftese ne 5’ dhe as në shoqërinë tonë nuk mundet kush të bëjë “policinë morale”– thuhet në postimin e plotë të Bietës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME