Kryebashkiaku i Riminit, Jamil Sadegholvaad ka këshilluar banorët që të përdorin një metodë të vjetër për të ruajtur energji.
Ai ka zgjedhur të shtyjë masat kundër smogut të Rajonit për të përmirësuar cilësinë e ajrit: kufizimet, në fakt, do të rrezikonin të rëndonin shumë mbi xhepat e qytetarëve duke pasur parasysh super rritjet e pritshme të faturave të gazit.
Ai ka dhënë dritë jeshile për të hapur vatrat e zjarrit dhe sobat me dru, gjë që plani e ndalon për zonat nën 300 metra mbi nivelin e detit.
“Do të jetë vetëm për këtë vit. Tani për tani nuk mund të mos marr parasysh urgjencën reale të energjisë, me faturat e shtrenjta që po bien si th.kë mbi shpenzimet dhe kushtet e jetesës së familjeve, dhe se do të bjerë edhe më shumë në javët në vijim” ka thënë ai.
Këshilltarët për mjedisin kanë shprehur nevojën për të balancuar nevojat mjedisore (përmirësimi i cilësisë së ajrit) me ato ekonomike dhe sociale, në një kohë vështirësish serioze për familjet, organizatat dhe bizneset.
Prej kohësh është paralajmëruar që dimri i këtij viti do jetë shumë i ashpër në krahasim me vitet e tjera, nisur nga kriza ekonomike që ka përfshirë gjithë botën.



