Në 49 listat me emrat e të dyshuarve shqiptarë, të publikuara nga hakerat iranianë “HomeLand Justice” është edhe emri i ambientalistit Sazan Guri.
Në dosjen e bërë virale në rrjet gjenden të dhënat e mbi 105 shtetasve shqiptarë duke përfshirë këtu fptot dhe gjeneralitete, sipas pretendimit të hakerave.
Në këto lista bëjnë pjesë personat që janë proceduar për shkelje të lehta e të rënda.
Listës nuk mund t’i mungonte as ambientalisti Sazan Guri, e as reperi Stresi të proceduar disa herë si pjesëmarrës në protesta.
“HomeLand Justice” pretendon se këto të dhëna janë marrë nga sistemi MEMEX. Policia e Shtetit e ka hedhur poshtë këtë pretendim duke deklaruar se nuk janë të dhëna sensitive që kanë të bëjnë me punën policore.