Një tjetër i burgosur ka ndërruar jetë në burgun e Shënkollit në Lezhë.
Gëzim Qepa 49-vjeç ka ndërruar jetë në rrethana ende të paqarta. Mësohet se viktima ishte i dënuar për grabitje dhe ishte i lindur në Berat.
Ky është rasti i dytë që një i burgosur ndërron jetë brenda burgut të Shënkollit,pasi ditën e djeshme ndërroi jetë edhe Azem Dauti, 55 vjeç.
Trupi pritet që t’i nënshtrohet një ekspertizë mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut te vdekjes.



