Nga Mirsad Rakaj
Projekti i shndërrimit të sheshit pranë ish-stacionit të trenit në një terminal modern të autobusëve në Shkodër ka mbetur ende në letër.Brenda objektit të terminalit do të vendoseshin agjencitë e udhëtimit, ndërsa në pjesën e jashtme do të kryheshin nisjet e autobusëve.Sheshi i parashikuar si vedparkim autobusësh është i boshatisur.
Këtu ka vetem një tabelë që tregon për terminalin dhe asnjë njoftim tjetër.Me e rëndë bëhet situata në zemër të qytetit, atu ku ndalohen autobusët që vijnë nga vende te ndryshme të botës, si dhe mjetet me turistë.Mungesa e nje terminali udhetaresh dhe vendparkimi per autobuzet ben qe ato te stacionohen cdo dite ne sheshin “Nene Tereza”, teatrit “Migjeni” dhe pranë pallatit të sportit.
Keshtu thuajse ne cdo ore te dites korsite e bicikletave jane te zena nga autobuzet e furgonet e agjensive te ndryshme turistike te cilat ne mungese te nje terminali zbarkojne dhe dynden ne zemer te qytetit.Shume turiste vijne nga vende te ndryshme per te pare nga afer zonat turistike te Shkodres dhe perreth saj ndersa problem mbetet parkimi i autobuzeve.
Në një ditë Shkodrën e vizitojnë shumë turistë, të huaj dhe vendas.Bëhet fjalë për 10-12 autobusë që përshkojnë qytetine veriut. Asnjë prej tyre nuk stacionohet në vendin e caktuar posaçërisht për turistët.Një ditë më parë kryetari i bashkisë Bardh Spahia gjatë takimit me operatorin e transportit publik i kërkoi që të përmirësohet shërbimi publik dhe të koordinohen frekuencat e autobusëve me oraret e shkollave si në mëngjes ashtu dhe në orët e drekës.



