Moderatorja e njohur Luana Vjollca duket që është një teze shumë e përkushtuar ndaj mbesës së saj, Marget.

Ajo ka ndarë një video shumë të ëmbël në Instatory, ku shihet shumë e lumtur, teksa mban në krahë vogëlushen Marget, vajzën e Marinës dhe Getit.

“Shplodhja ime, mbesa ime, Marget”, ka shkruar Luana në videon, në të cilën dëgjohet që vogëlushja bëlbëzon.

Marina dhe Geti janë paksa të rezervuar kur bëhet fjalë për portretin e së voglës, ata rrallë herë piblikojnë foto me vajzën e tyre pasi preferojnë ta mbajnë larg syrit të publikut.