Arian Çani: Zgjedhjet vendore mund t’i fitojë Sali Berisha

Analisti Arian Çani ka komentuar ngjarjet e fundit të politikës në vend si dhe zhvillimet në kampin opozitar.

 

Ai shprehet se një nga pikat që e favorizon Berishën është sulmi i vazhdueshëm që i bëhet nga “r egjimi” i Ramës, siç e cilëson analisti.

 

Po ashtu Çani shprehet se Berisha po luan sipas rregullave të lojës dhe kjo i jep ish-kryeministrit më shumë mbështetje dhe vota popullore.

 

“Berisha e ka në favor. Sa më shumë regjimi, përfshirë dhe deputetët e skizmës, ky sistem që ka kapur gjithçka të mundohet ta nxjerri jashtë Berishën për të luajtur në fushë, që për hir të së vërtetës po luan me rregulla, kur vjen dita e zgjedhjeve e ka në favor, sa më shumë ta luftojë sistemi, aq më shumë fiton Berisha”, tha Çani.

 

Sa i takon grupimit të Alibeajt, Çani shprehet se ata kanë gëlltitur një lugë çorbe të prishur

 

“Janë të kapur. I kapuri çfarë thotë? Do zoti na shpëton gjykata. Nuk munden. Kanë gëlltitur një lugë çorbe të prishur”, tha Çani.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME