Me këto vargje që recitohen dhe sot kujtojmë që si sot 111 vite më parë lindi shkrimtari që i dha aq shumë letërsisë shqipe Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni). Thuhet se Migjeni kaloi nga një romantizëm revolucionar në realizëm kritik gjatë jetës së tij.
Ai pasqyroi varfërinë e thellë të viteve kur jetoi, dhe duke u dalë zot heronjve të krijimeve të tij si “Bukën tonë të përditshme falna sot”, “Bukuria që vret”, “Mollë e ndalueme”, “Legjenda e misrit”, “A don qymyr zotni ?”, etj. fshikulloi ashpër indiferentizmin e klasave të kamura ndaj vuajtjeve të popullit.
‘Recital’ Malsorit’ ishte poezia ku ai e trajtonte më së miri indiferentizmin. Të gjithë i mbajmë mend ‘Tollumbat e Lulit të vocërr që dukeshin sikur donin të hanin mësuesen’, një vepër e pavdekshme njëjtë si Migjeni. Ndonëse ai jetoi shumë pak vite la gjurmë të përjetshme në mendjen e çdo njeriu.



