Byrek me qepe dhe domate si nga dora e gjyshes: Mos harroni t’i shtoni kete perberes pasi i….

Përbërësit: 3 qepë, 4 domate, Kripë, Piper, Vaj ulliri, 400 g miell, 200 ml ujë, Kripë.

 

Në tigan kaurdisim me vaj ulliri, qepët e grira imët, shtojmë domatet pasi i kemi pastruar lëkurat dhe i kemi prerë imët. E rregullojmë shijen me kripë dhe piper.

 

E ziejmë derisa të zbutet qepa plotësisht dhe domatet janë tretur. Vendosim miellin në tavolinë, e hapim në mes duke krijuar një gropë, shtojmë kripë dhe ujë.

 

Formojë brumin dhe e ndajmë në 14 pjesë, i bëjmë top dhe i hapim me niseshte afërsisht sa dora. I lyejmë me vaj dhe i vendosim bashkë mbi njëra ? tjetrën nga 7 petë, e hapim petën e parë sa madhësia e tavës dhe hedhim mbushjen.

 

Vendosim petën e dytë lart dhe mbyllim anët mirë, e lyejmë vaj dhe e pjekim në furrë të parangrohur më parë me 180 gradë.

 

Byreku me qepë e domate, shije e mrekullueshme shtëpie.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME