Që të shtunën e 15 Tetorit, besimtarët e qytetit te Shkodres mbushën rrugët e qytetit të zbukuruar për festë, duke marrë pjesë në proçesionin tradicional për festën e e 'Zojës së Shkodrës'.
Ndërkohe këtë të dielë, në orën 18.00, është mbajtur edhe mesha e vigjiljes e kryesuar nga Mons. Luigi Bonazzi. E pas perfundimit të saj qytetarët shkodranë uruan njëri tjetrin duke shijuan fishekzjarret dhe koncertin e përvitshëm që organizohet me rastin e kësaj feste.
Historia e Zojës së Shkodrës për shkodranët është e hershme dhe nis që me 25 prill 1467 kur ikona e Shën Mërisë me Jezusin fëmijë braktisi kishën rrëzë kalasë Rozafa që i kushtohet Zojës dhe u drejtua në Gjenacan të Italisë.
Këshilli i katërt i peshkopëve shqiptarë, i mbajtur në vitin 1895, e shpalli Zojën e Shkodrës "Pajtore të Shqipërisë"



