Edi Rama, është sot në një takim me fermerët e Elbasanit dhe që prej andej ka folur për krizën energjitike. Sipas tij, në këto kohë duhet të jemi të gjithë të bashkuar, teksa shton se qeveria po bën gjithçka për qytetarët.
Ndër të tjera Rama ka thënë se nuk e zë gjumi për personat që janë në vështirësi, për të varfërit, që nuk mund ta përballojnë dot këtë krizë.
Rama tha:
Nuk më zë gjumi për ata që janë në vështirësi. Bëjmë çmos për ata që nuk e përvballojnë dot këtë situatë të vështirë. Nëse keni pyetje e shqetësime, me shumë kënaqësi....



