Pedonalja e Shkodrës u shndërrua në një ekspoze të produkteve artizanale, bujqësore dhe tradicionale në zejtari. E vecanta e këtij panairi titulluar “Vjeshta në Shkodër” cili organizohet për të gjashtin viti radhazi ishte se për herë të parë morën pjesë artizanë dhe zejtarë nga trevat shqiptare të Malit të Zi, Kosovës dhe Tetova.

Nënkryetari i Bashkisë shkodër Tonin Deda në fjalën e tij përshëndetëse tha se përmes panairit synohet njohja e territorit dhe promovimi i vlerave të tij në funksion të zhvillimit ekonomik dhe social të Bashkisë Shkodër.Kryetari i Shoqatës së Artizanëve të Shkodrës Zef Gjini shpreson që bashkia përmes këtyre panaireve të kthejë vëmendjen ndaj këtyre zonave që mbartin vlera të mëdha dhe ti japë një mbështetje bizneve familjare që merren me prodhimin e zejeve.

Në Kosovë dikur ishte shumë i përhapur arti i poçarisë dhe shumë familje kishin traditën e prodhimit e sidomos Gjakova . Sot si shumë të tjera edhe poçaria është në zhdukje.

Luan Qukani nga Gjakova është ndër të paktët që vazhdon përpjekjet për ruajtjen e kësaj tradite të cilën e trashëgon prej 4 brezash. Kthyer në një traditë të bukur të përvitshme në trashëgiminë e kulturës së artizanatit ky panair duket si një sfidë për të mbajtur gjallë produktet vendase