Tatuazhet janë një trend në rritje. Në fakt ata janë po aq të vjetër sa edhe vetë njerëzit. Mjafton të kujtojmë fiset e egra apo edhe ato që sot gjenden në zona të izoluara si në Amazonë p.sh.
Një video që po bën xhiron e internetit është dëshmi se artistët e tatuazheve e meritojnë absolutisht termin “artist”.
Tatuazhi mbresëlënës i një copëze të thjeshtë është aq realist sa nuk mund të dallohet nga një copëz e vërtetë. Ndoshta është ndër tatuazhet më realiste në botë.
Suksesi apo dështimi i një tatuazhi varet kryesisht nga artisti që e “godit” dhe është e qartë se ai që e ka realizuar këtë ka qenë mjeshtër.
Materialet dhe teknikat moderne lejojnë një sërë dizajnesh dhe ngjyrash në artin e tatuazheve që vite më parë ishte e pamundur të arriheshin.
This tattoo… 🔇
📹 IG: dudalozanotattoo pic.twitter.com/i18kvboOel
— Whoa City (@whoacity) October 1, 2021