Elton Kikia, një gazetar me 13 vite eksperiencë, ka lënë profesionin dhe i është dedikuar fermës së tij me gomarica.
I ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euroneës Albania, është shprehur se do i dhurojë kryeministrit Edi Rama një gomaricë, ndërsa me shaka tha se te vila në Surrel e kryeministrit ka hapësirë që të kullosë shumë gomarica.
“Te vila e kryeministrit në fshat ka goxha hapësirë, atje mund të kullosin shumë gomarica. Do i bëj dhuratë një gomaricë Ramës, do ishte kënaqësi të shkojë deri në Surrel për ta çuar.”- tha ai.