Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar Enver Hyseni në moshën 71 vjeçare.
Lajmin e hidhur të vdekjes së tij e ka bërë të ditur Teatri Migjeni Shkodër.

Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të aktorit të mirënjohur të teatrit “Migjeni”, Enver Hyseni !

Ngushëllimet tona të sinqerta shkojnë për familjen dhe komunitetin e artistëve !

𝗨 𝗣𝗥𝗘𝗛𝗦𝗛 𝗡𝗘 𝗣𝗔𝗤𝗘, ENVER HYSENI!

Homazhet zhvillohen nesër, me datë 30 Tetor nga ora 10-12, në hollin e teatrit “ Migjeni”