Ermal Mamaqi është pyetur në “Dance Albania”,
për librin e tij të sapobotuar “Në garë me veten”, një libër që ka ngjallur shumë kuriozitet, por edhe komente të shumta.
Ermali dha një mesazh për të gjithë kritikët dhe ata që janë habitur se pse ai botoi libër, duke treguar se ka 12 vite që studion dhe trajnohet për të arritur këtu ku është.
Alketa Vejsiu: Kam një pyetje se ke librin në dorë. Ke bërë një herë një status që kam përshtypjen që është keqkuptuar, në lidhje m leximin e romaneve.
Unë kam asistuar në një trajnim tëndin dhe të kam pyetur njëherë dhe më ke thënë se sa libra leximi ke lexuar ti dhe unë dua ta nënvizojmë këtë se është shumë e bukur. Sa libra biznesi ke lexuar ti?
Ermal Mamaqi: Unë kam 12 vite që studioj dhe trajnohem për të arritur këtu ku jam, por nuk e kuptoj pse qenka kaq herezi e madhe që unë të shkruaj një libër sepse besoj se shumica e shqiptarëve,
të paktën të brezit tonë janë rritur me librat e një shkrimtareje që quhet Adelina Mamaqi dhe meqë ne na heq dhe fisi i shkrimtarëve nuk duhet të ishte kaq tr onditëse për disa njerëz që u ka vde kur qeni dhe tani lehin në Facebook mbrapa gardhit, uroj që të qetësohen dhe të lexojnë librin pastaj të dalin për komente.