Rudina Magjistari: Po Arditi kur do e bëjë një këngë për ty? Si përgjigjet Anna Gjebrea

Anna Gjebrea vajza e një prej figurave më të dashura të ekranit tonë, Ardit Gjebreas, ka publikuar këtë të enjte këngën e saj të tretë “Just Dance”.

 

Për këtë këngë ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan. Ajo ka treguar pak se si e ka pritur Ardit Gjebrea këtë këngë, duke thënë se ai asnjëherë nuk i imponon mendimet e tij te ajo, por pret t’i thotë ajo e para se çfarë mendon.

 

“Babi edhe kur më vë një këngë nuk jep opinionin e tij dhe pret për timin. Thjesht më vë një këngë dhe thotë më thuaj dhe nuk reagon. Në qoftë se më pëlqen mua dhe në qoftë se i pëlqen edhe atij ashtu bëhet”, tha Anna Gjebrea.

 

Më tej Anna ka treguar edhe bashkëpunëtorët e saj për këngën e fundit të cilët edhe këtë herë janë emra të huaj. E nxitur nga kjo, Rudina Magjistari e ka pyetur se nëse Ardit Gjebrea do i bëjë një këngë vajzës së tij,

 

pasi sa herë që dëgjohet se Anna ka nxjerrë këngë, të gjithë mendojnë se këngën e ka kompozuar babai i saj.

 

Rudina Magjistari: Ti punon në përgjithësi me artistë të huaj, po Arditi kur do e bëj një këngë për ty? Se kur dëgjon Annën të këndojë, gjëja e parë që të shkon në mend është “me siguri Arditi ia ka kompozuar këngën”.

 

Anna Gjebrea: I kam thënë, por nuk është se lutem pafund që ta bëjë.

 

Rudina Magjistari Me krenari! Nuk i lutet! Po deshi, po s’deshi… Anna do bëjë rrugën e vetë, Arditi si të dojë./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME