Historia e dashurise që nisi që në klasën e parë folësja e lajmeve tregon sekretin e dashurisë

Një histori dashurie që nis prej klasës së parë dhe prej 7 vjetësh e kurorëzuar në martesë.

Prej kur ishte fëmijë, moderatorja Oljana Maloku e njohu shpirtin e saj binjak me të cilin sot ndan jetën.

 

Por cili është sekreti, sipas saj, i një marrëdhënieje kaq të gjatë dhe të lumtur? Ajo numëron dy faktorët që kanë të cilët kanë qenë hallka e fortë për t’i mbajtur të dashuruar pas njëri-tjetrit.

 

Oljana Maloku: Mendoj që gjëja më e mirë në një lidhje, në një martesë, është koha që duhet t’i japim njëri-tjetrit.

 

Ne e kemi nisur që fëmijë dhe më pëlqen pjesa e fillimeve sepse fillon nga një lidhje dhe dëshirë pa interes. Pra, kur ti do një person që fëmijë, ti nuk e di as se çfarë do të bëhet personi që ke përballë, çfarë do të arrijë të plotësojë. Ato kriteret që ne në një moshë madhore i shohim ndryshe.

 

Por po të vendosja sot, për shembull, sigurisht do të kisha edhe disa kritere të tjera që do fusja te partneri që do kisha në krah, ndërsa kur je fëmijë dhe rritesh me dëshirën për të patur atë në krah gjithë jetën,

 

ti di thjesht që do ta kesh pranë, por nuk e di, do të jetë i suksesshëm, do të jetë njeri i mirë, do të jetë ai partneri, bashkëshorti, babai i fëmijës, i duhuri. Pra, në zanafillë mendoj që është një lidhje pa interes dhe vetëm me atë ndjenjën që e do.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME