Moderatorja shumë e dashur për publikun, Arbana Osmani, do të prezantojë Festivalin e Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.
Lajmin e ka konfirmuar vetë ajo përmes një postimi në Instagram, ku ka zbuluar bashkëpunëtorët, Eduart Grishaj, Shpëtim Saraçin, Bojken Lako dhe Eraldo Rexhon.
Sakaq, Arbana ka treguar se prej muajsh po punojnë së bashku për të sjellë një Festival të bukur, më pranë njerëzve.
Postimi i plotë:
Edhe pse s’ma la njeri shansin ta ndaj vetë me ju si lajm e para, jam e gëzuar të konfirmoj se këtë vit do të jem në drejtimin e Festivalit të 61 të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar. Një vlerësim, kënaqësi por edhe përgjegjësi e madhe që kam zgjedhur ta ndaj me një skuadër profesionistesh të shkëlqyer me të cilet kam fatin të punoj në këtë projekt.
-Bojken Lako, artisti multi dimensional dhe intuitiv, krijuesi i disa platformave muzikore te suksesshme për të rinjte dhe jo vetëm, një nga njerezit më me shije në industrinë muzikore.
-Shpetim Saraçi, mjeshtri i madh i muzikes, legjende e gjallë e Festivalit të Këngës, nje nga njerëzit me virtuozë dhe punëtor që kam njohur.
-Eraldo Rexho, “tempulli” i “who’s who” në vend, më pranë artistëve se çdo kush tjeter, me energjine e pashtershme për te punuar pa orar. Dhe Eduart Grishaj, ai që nxorri lajmin para meje;)
Një falenderim special për drejtuesit e RTSH qe zgjodhën të besojnë në këtë skuader, prej muajsh po punojmë që të sjellim një Festival te Bukur, me pranë njerezve.
Gjithmonë mirënjohëse drejtuesve të familjes sime te Top Media, të cilët më kanë mbështetur gjithmonë në çdo projekt timin.
Shihemi në 19, 20, 21 dhe 22 dhjetor❤️