E ftuara speciale e sezonit të ri të Expuls nga Ronaldo Sharka në RTV Ora ka qenë modelja dhe moderatorja Erjola Doçi.
Erjola foli për shumë detaje nga jeta e saj ku ndër të tjera, ka shkaktuar serish zhurmë në rrjet lidhur me faktin e shpenzimeve ekonomike në jetën e saj.
Sharka e ka pyetur Erjolën se sa lekë ajo harxhon realisht në muaj, pasi pak kohë më parë e ftuara është shprehur se vetëm 2 mijë euro në muaj i do kremëra për trurin.
Erjola Doçi:” Po të jap prap çmim…. (qesh) më shumë se aq! Varet, une ha dhe shumë. Gatuaj ha shumë, harxhoj shumë. Mbi 5 mijë euro ne muaj. 1 për ushqime, 2 për kremëra dhe tjera…?
Kujtojmë se Erjola Doci është jë personazh që gjithmonë bën zhurmë me deklaratat e saj që bën si e ftuar në emisione të ndryshme televizive.
Ajo ka qenë edhe pjesë e sezonit të parë të “Kepit të tundimeve”, aty ku pati dhe një afrim mes saj dhe Atdheut, por jashtë kamerave nuk e dimë c’ndodhi.