Belinda, Rasheli dhe Kejvina janë tre vajzat që u bënë të njohura nga “Xing me Ermalin” ku u shfaqën si velina.
Rasheli dhe Kejvina kanë preferuar të largohen nga ekrani ndërsa Belinda u rikthye mbrëmë në “Zemër Luana”. Gjatë një loje ajo u vendos përballë një pyetjeje ku duhet të zgjidhte se cila nga dy koleget e saj velina, Rasheli apo Kejvina nuk e meritonte vendin e punës.
Belinda u përgjigj se Kejvinën e njeh personalisht dhe për të ajo meriton çdo gjë që mori nga emisioni.
“Unë Kejvinën e njoh personalisht dhe ajo është 100% reale me batutat e saj dhe në përditshmëri kështu që them ajo e ka merituar çdo gjë në atë emision dhe përtej”, u shpreh Belinda.